Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Snopçe: Studentët nuk frikësohen me metoda të ish-sistemit komunist

18 Nën 2026, 16:01

Ndalimi në kufi i kryetarit të Parlamentit Studentor të Universitetit „Nënë Tereza“, i cili është një nga organizatorët e protestës, dhe mbajtja e tij për gjysmë ore në ambientet e policisë kufitare, me arsyetimin se ndodhet në një listë të veçantë për kontroll, paraqet një akt të palejueshëm dhe ngre dyshime serioze për presion dhe frikësim ndaj studentëve, reagon Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët.

„Derisa studentët kërkojnë një të drejtë të garantuar me Kushtetutë dhe ligje, kryeministri na flet për lingua franca, sikur një koncept sociolinguistik të mund t’i zëvendësojë të drejtat kushtetuese.

As terminologjia politike nuk mund t’i kufizojë të drejtat kushtetuese, e as metodat e frikësimit nuk mund ta heshtin zërin e studentëve“, thotë ai.

Tërhiqni vërejtjen organeve kompetente dhe ndaloni këto praktika, bëri thirrje Snopçe. Studentët, shtoi ai, nuk kërkojnë privilegje, por vetëm realizimin e së drejtës së tyre.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Kallëzim penal ndaj Kostovskit për parkun në Butel: çfarë pretendojnë bashkëpronarët Gjobë 100 euro në Maqedoni për shoferë që mos paraqesin ndryshimin e kontaktit Mitrevski: Kryetari i MAPAS-it flet për "pension pa tension" ndërsa borxhi rritet 33-vjeçari nga Maqedonia vdes në aksident në hekurudhë në Kroaci