Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Sondazhi i ri në Flaka: Kush mban përgjegjësi për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut? Voto!

12 Nën 2026, 00:00

Flaka hap një debat të ri publik: Qeverisja aktuale VMRO-VLEN apo qeverisja e kaluar LSDM-BDI?

Çështja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ngrejë pikëpyetje politike dhe institucionale. Dokumentet e datës 24 tetor 2023 dhe 23 shtator 2025, të cilat lidhen me dy procese të ndryshme rreth aksioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë bankë, kanë rikthyer në vëmendje përgjegjësinë e qeverive në periudha të ndryshme.

Dokumenti i vitit 2023 lidhet me çështjen e pronësisë së aksioneve të shtetit në Alta Bankën në Beograd, të fituara përmes procesit të sukcesionit të ish-Jugosllavisë. Ndërkaq, dokumenti i 23 shtatorit 2025 pasqyron një proces tjetër: Qeveria aktuale, ku bën pjesë edhe VLEN-i, me propozim të ministres së Financave, u kishte kërkuar 16 institucioneve publike që brenda tri ditëve ta shqyrtonin ofertën e Alta Bankës për blerjen e aksioneve të tyre dhe, nëse nuk kishte pengesa ligjore, të deklaronin pranimin e ofertës deri më 10 tetor.

Në këtë kontekst, VOX i Flakës hap një sondazh të ri për të matur perceptimin e qytetarëve mbi përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut.

Pyetja që shtrohet për votuesit është: Kush mban përgjegjësi politike për këtë proces – qeverisja aktuale VMRO-VLEN apo qeverisja e kaluar LSDM-BDI?

Qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes tri alternativave: qeverisja aktuale VMRO-VLEN, qeverisja e kaluar LSDM-BDI, ose alternativa se nuk kanë informacion të mjaftueshëm për të gjykuar.

Përmes këtij sondazhi, Flaka synon të sjellë në vëmendje qëndrimet e lexuesve dhe të nxisë debat publik mbi vendimmarrjen institucionale dhe përgjegjësinë politike në rastin e Alta Bankës.

Voto në sondazhin e ri të Flakës dhe shpreh qëndrimin tënd!

The post Sondazhi i ri në Flaka: Kush mban përgjegjësi për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut? Voto! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

A po vjen vala e protestave edhe në RMV? Çfarë tregojnë votat në Flaka Mickoski paralajmëron: Energjia elektrike mund të shtrenjtohet deri në 5% LSDM: Mickoski gënjeu si dëshmitar në seancën për Alta Bankën, kërkojmë reagim nga Prokuroria Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po”