Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Sot ‘Remzi Hoxha’, nesër rrugët e tjera, në gjithë Çairin”, Mexhiti: Vazhdojmë…

14 Sht 2026, 22:01

Në lagjen Sahat Kulla në Çair ka nisur asfaltimi i një pjese të rrugës “Remzi Hoxha”, me sipërfaqe prej rreth 850 metra katrorë.

Përmes një postimi, kreu i Çairit, Izet Mexhiti, bëri të ditur se punimet janë pjesë e aktiviteteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të qytetit.

Sipas Mexhitit, objektet në këtë zonë tashmë janë të lidhura me sistemin e ri të ujësjellësit, ndërsa paralelisht po bëhet edhe çaktivizimi i rrjetit të vjetër.

“Sot ishim në lagjen Sahat Kulla, ku pamë nga afër asfaltimin e një pjese të rrugës ‘Remzi Hoxha’, me sipërfaqe prej 850 m²”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka paralajmëruar se pas përfundimit të punimeve në këtë rrugë, do të vazhdohet me asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve të tjera në lagje.

“Sot ‘Remzi Hoxha’, nesër rrugët e tjera, në gjithë Çairin”, përfundon Mexhiti.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Si u nda nga jeta trajneri i Shkëndijës në moshën 46 vjeçare Pistoleta në shkollë në Tetovë, këshilltarja Belinda Amiti: A janë të sigurta shkollat për fëmijët tanë? Alta Banka përplas BDI-në dhe VLEN-in: Arbër Ademi kundërpërgjigjet Isenit me dokumente, kërkon përgjegjësi nga Qeveria e Mickoskit “Tenderë të kurdisur dhe shantazh ndaj shtetit”, Mickoski zbulon skemën e dyshuar të përfitimeve milionëshe