Versioni i plotë
KOSOVA

Sot seancë plenare, në rend dite interpelanca ndaj ministrit Arben Vitia dhe mocion për energjinë

12 Nën 2026, 08:10

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite janë disa pika.

Seanca mbahet në ora 10:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

Deklarimet jashtë rendit të ditës;

Pyetjet parlamentare;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-024 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim;

Shqyrtimi i Projektligjit 11/L-025 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-026 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-027 për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës;

Propozim-Programi i Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Sesionin Vjeshtor 2026;

Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike;

Mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Egjipti shpall 35 organizata islame në Evropë si terroriste, mes tyre edhe një nga Kosova Abdixhiku i reagon Kërçelit: Përballjen politike e keni me mua, sulmi ndaj bashkëshortes është akt burracak “Akt burracak”, Abdixhiku reagon ashpër për pretendimet ndaj bashkëshortes së tij Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? “Nuk e kam më atë ndjenjë”, Ganimete Musliu rrëfen për herë të parë jetën e saj në rrugën romantike (VIDEO)