Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14 Nën 2026, 14:30

Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në 50 numrin e mjekëve të punësuar në dy fazat e projektit.

Sipas drejtorit Sasho Stoshevski, procedura e punësimit tashmë ka nisur. Nga 23 vendet e reja, gjashtë janë për neurologji, katër për mjekësi interne dhe tri për pulmologji e alergologji. Të tjerët do të shpërndahen në specialitete të ndryshme, përfshirë kardiologjinë, gjinekologjinë, ortopedinë dhe psikiatrinë.

Por mbetet pyetja: sa nga 23 specializantët janë shqiptarë? Institucionet nuk kanë bërë të ditur përkatësinë etnike të kandidatëve.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

BDI nën akuzë për skemën milionëshe të Alta Bankës: Krushku i Ahmetit ia shiti aksionet oligarkut serb Macura Qyteti i Maqedonisë i pushtuar nga lopët, bëhet lajm botëror (VIDEO) Alarm demografik: Maqedonia drejt shuarjes, deri në vitin 2100 mund të mbetet me vetëm 860 mijë banorë! Fatmir Tresi zgjidhet kryetar i ri i degës së PDSH-së në Tetovë