Versioni i plotë
KOSOVA

Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale

08 Nën 2026, 09:30

Puna për Strategjinë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Hagë për katër ish-krerët e UCK-së filloi, e grupi që do ta hartojnë atë ishte i rezervuar në fjalë derisa hyri për takimin e sotëm.

Për rreth tri orë, anëtarët nga institucionet e partitë diskutuan brenda objektit të ekzekutivit.

Por se çka u fol aty nuk u bë e ditur, me arsyetimin se janë marrë vesh që puna e përmbajtja tash për tash të mbetet mes tyre, për shkak të ndjeshmërisë së informacioneve.

Megjithatë u kuptua se kjo mbledhi e së shtunës nuk shkoi huq, e pjesëtarët patën pajtueshmëri per më shumë se një ujdi.

Se puna e këtij grupi do të jetë e mbyllur pati paralajmeruar edhe kreu i tij, Glauk Konjufca, i cili ditë më parë tha se krejt kjo po bëhet me qëllim që rasti në apel të fitohet.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Kurti feston me Nikprelajn: “Nuk ka fe as s’ka parti që e përçan shqiptarin” Rama: Kosova si Singapori – Ambiciet e tij si kryeministër Dështoi plani me 136 kg drogë: Tre arrestuar në Ferizaj, njëri shkaktoi aksident Murali i Nënës Terezë vendoset jashtë Ministrisë, pas ndalimit nga Prokuroria