Studentë në protestë: Sulejmani thotë se disa janë të ndikuar politikisht
Sulejmani: Disa studentë që paralajmrojnë protesta janë të ndikuar politikisht
Zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani, ka deklaruar se paralajmërimet për protesta të studentëve, lidhur me zgjidhjen ligjore për dhënien e provimit të jurisprudencës, nuk përfaqësojnë mendimin e të gjithë studentëve.
Në emisionin „ZOOM“ të gazetarit Ersan Pajaziti në TVM2, Sulejmani theksoi se disa nga studentët më të aktivistë në kundërshtim kanë qenë pjesë e akademive politike të BDI-së.
„Bëhet fjalë për qëndrime personale të disa individëve dhe jo për mendimin e të gjithë studentëve“, deklaroi ai.
Sulejmani theksoi se ka edhe studentë që e pëkrahin vendimin e qeverisë dhe i konsiderojnë atë si një arritje historike.
„Ne dimë plot studentë që pajtohen me këtë vendim“, thotë Sulejmani.
Në takim të organizuar në Ministrinë e Drejtësisë, sipas tij, studentët e pranishëm e kanë cilësuar zgjidhjen si një arritje historike.
Me pak fjalë
Sulejmani vuri në dukje se paralajmërimet e studentëve nuk përfaqësojnë mendimin e të gjithë, pasi disa prej tyre janë të ndikuar politikisht dhe kanë qenë pjesë e strukturave akademiko-politike të BDI-së. Ai theksoi se ka edhe studentë që mbështesin vendimin e qeverisë.
Personat e përmendur
- Driton Sulejmani - Driton Sulejmani
- Ersan Pajaziti
- BDI
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.