Versioni i plotë
KOSOVA

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14 Nën 2026, 17:30

Protesta e thirrur nga studentët në Tiranë nisi fillimisht me bllokimin rrugës së Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, e më pas me marshim drejt Zogut të Zi.

Qarkullimi në Zogun e Zi është bllokuar, teksa disa prej protestuesve kanë tentuar të heqin edhe kangjellat e trotuareve.

Në protestë ka të angazhuar forca të shumta policie, të cilat u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.

Gjatë tubimit studentët kanë përcjellë mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Vjosa Osmani: U arrestua pronari i lopës, Arlinda u la në duartë e vdekjes Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës