Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Teleferiku i “Vodnos” Shkup, pritet të rikthehet në funksion nga mesi i dhjetorit

11 Nën 2026, 23:00

Teleferiku i Vodnos në Shkup pritet të nisë sërish punën nga mesi i dhjetorit, nëse përfundojnë me kohë punimet e rikonstruksionit dhe kontrollet e nevojshme të sigurisë.

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se aktualisht po zhvillohet rikonstruksioni i plotë i teleferikut, përfshirë rinovimin e kabinave dhe zëvendësimin e motorit.

Sipas tij, gjatë inspektimit janë konstatuar mangësi serioze, të cilat ia atribuoi mungesës së serviseve të mëdha dhe mirëmbajtjes së rregullt nga udhëheqësit e mëparshëm.

Për shkak të gjendjes së konstatuar, teleferiku ishte nxjerrë jashtë funksionit për të garantuar sigurinë e udhëtarëve.

„Për mua, siguria e qytetarëve është mbi gjithçka. Këtu nuk ka kompromis!”, deklaroi Gjorgjievski.

Ai theksoi se pas përfundimit të punimeve dhe kontrolleve teknike e të sigurisë, teleferiku do të jetë sërish në dispozicion të shkupjanëve dhe vizitorëve të qytetit.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Agjencia e Inteligjencës: Nuk kishim informacione për ALTA Bankën që do të kërkonin njoftimin e krerëve të shtetit Iseni: BDI-ja duhet të japë llogari për Alta Bankën, koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar Taravari: ASH paralajmëroi me kohë për Alta Bankën Mexhiti: BDI i hapi rrugë “botës serbe” përmes politikës, nëntokës dhe bankave