Versioni i plotë
KOSOVA

Terras reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës, kërkon llogari nga Komisioni Evropian

16 Nën 2026, 08:50

Eurodeputeti estonez, Riho Terras, ka reaguar ndaj interpretimit të një kënge nacionaliste serbe me pretendime territoriale ndaj Kosovës, në një aktivitet të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një postimi në platformën X, Terras e ka cilësuar interpretimin e këngës si veprim jashtëzakonisht të papërshtatshëm, duke ngritur dilema nëse bëhej fjalë për një provokim të qëllimshëm apo për injorancë.

“Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe që pohon pretendime mbi Kosovën në një aktivitet për zgjerimin e BE-së është një gabim jashtëzakonisht i patakt dhe pa shije”, ka shkruar ai.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Flamuri shqiptar fluturoi në Preshevë për Diten e Pavarësisë Gega Krasniqi: Ditëlindja e parë në Prekaz me Altin Krasniqi Rama: Prokuroria ndalon punimet për muralin e Nënë Terezës në Prishtinë Protesta në Tiranë: Tetë të lënduar, mes tyre një polic dhe një gazetar i huaj