Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë

14 Nën 2026, 14:50

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka folur për çështjen e provimit të jurisprudencës në shqip në Maqedoninë e Veriut, duke u ndalur edhe te Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ai tha se do ta marrë seriozisht Ligjin për përdorimin e gjuhëve, atëherë kur zbatimi i saj të ketë plan të qartë financiar nga Ministria e Financave, përcjell TV21.

Sipas Thaçit, për implementimin e plotë të ligjit nevojiten 470 milionë euro.

“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, për mua, do të jetë serioz atëherë kur ta shoh planin financiar për realizimin e tij nga ana e Ministrisë së Financave. Sipas analizave të bëra nga ekspertët e PDSH-së, nevojiten 470 milionë euro për implementimin e këtij ligji. Kjo përfshin përgatitjen dhe shkollimin e kuadrove, seminaret, diplomat, vulat dhe të gjitha nevojat e tjera për personat që janë të përgatitur. Dhe po e përmbyll: duhet që edhe sporteli të funksionojë në dy gjuhë. Jo që unë, si shqiptar, të flas në dy gjuhë”, tha Thaçi.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

BDI nën akuzë për skemën milionëshe të Alta Bankës: Krushku i Ahmetit ia shiti aksionet oligarkut serb Macura Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?! Qyteti i Maqedonisë i pushtuar nga lopët, bëhet lajm botëror (VIDEO) Alarm demografik: Maqedonia drejt shuarjes, deri në vitin 2100 mund të mbetet me vetëm 860 mijë banorë!