Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Top Channel: Studentët shqiptarë i japin ultimatum qeverisë: protesta të reja nëse provimi i jurisprudencës nuk mbahet në shqip!

16 Nën 2026, 06:50

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave nëse qeveria e Hristijan Mickoskit nuk ofron zgjidhje konkrete për zhvillimin e plotë të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Qeveria e ka dërguar çështjen për mendim në Komisionin e Venecias, duke propozuar që pjesa teorike të zhvillohet në disa gjuhë, përfshirë shqipen, ndërsa pjesa praktike vetëm në maqedonisht.

Studentët e kundërshtojnë këtë propozim dhe kërkojnë që të dyja pjesët e provimit të zhvillohen në gjuhën shqipe.

Ata e konsiderojnë dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, pas nëntë muajsh pritjeje, si zvarritje të zgjidhjes. Studentët kërkojnë një takim përfundimtar me institucionet dhe një përgjigje të qartë, në të kundërtën paralajmërojnë rikthimin në protesta.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Mickoski: "One Stop Shop" lehtëson udhëtimet në kufirin me Shqipërinë 22 Nëntori: Sela dhe Thaçi urojnë gjuhën shqipe si themel i identitetit kombëtar --- VLEN dhe Rama: Përforcohen lidhjet me Shqipërinë dhe Kosovën Ali Ahmeti dhe Edi Rama: Biseda për bashkëpunim, NATO dhe perspektivë evropiane