Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Tragjedi në ‘HansanBeg’ të Shkupit: Traktori lëviz vetë dhe shtyp për vdekje 67-vjeçarin në një pikë karburanti

13 Nën 2026, 15:10

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Shkup, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi është shtypur nga traktori i tij.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është raportuar dje në orën 12:30. Viktima, R.K. nga lagjja Hasanbeg (Singeliq), pasi kishte mbushur me karburant traktorin e tipit IMT, me një makineri pune të bashkëngjitur, e kishte parkuar dhe kishte qëndruar pranë tij.

Në një moment, traktori është vënë vetvetiu në lëvizje dhe e ka shtypur 67-vjeçarin me rrotën e pasme, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Qendrën Emergjente të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku, pavarësisht përpjekjeve për trajtim, ka ndërruar jetë në orën 20:30.

Vdekja është konstatuar nga mjeku, ndërsa ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë Shasivari hap procesin ligjvënës ndaj publikut – Kodi i Ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale publikohen në ENER Mexhiti i reagon BDI-së: Mos e keqpërdorni Badinterin për ta bllokuar Jurisprudencën në shqip! Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në për banor, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë