Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

14 Nën 2026, 17:01

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur paraditen e sotme zonën pranë tunelit të Murrizit, në Xibër të Dibrës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm.

Bilanci është tragjik: dy persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe 42-vjeçarja nga Tetova, Maltina Ferati, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Viktima tjetër është drejtuesi 42-vjeçar i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas dyshimeve paraprake, lagështia në rrugë mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit mbi automjetet.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel? Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë? Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova