Versioni i plotë
SPORT

Tragjike: Vdes në moshën 31 vjeçare boksieri irlandez, nuk i mbijetoi nokautit të kundërshtarit

17 Nën 2026, 10:10

Bota e boksit është tronditur nga një lajm i rëndë, pasi ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare boksieri i njohur nga Irlanda, Lee Reeves.

Ai ndodhej i shtrirë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore që nga muaji gusht i këtij viti, si pasojë e dëmtimeve të rënda që kishte pësuar në kokë gjatë një dueli në ring.

Tronditja fatale ndodhi pas një nokauti brutal që Reeves mori nga kundërshtari i tij, Gary Cully. Pavarësisht betejës tremujore të mjekëve dhe qëndrimit të vazhdueshëm në kujdes intensiv, 31-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë sot në moshë të re.

Gjatë karrierës së tij profesionale, Lee Reeves kishte zhvilluar gjithsej 18 meçe, prej të cilave kishte regjistruar 16 fitore dhe vetëm dy humbje, duke lënë gjurmë si një sportist i përkushtuar në ring.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Futbollisti nga Kosova vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani Sonte “Nata e Madhe”, Kosova luan ndeshjen vendimtare ndaj Irlandës Gjermania e shkatërron Holandën Dy gjigantët e La Ligës në garë për nënshkrimin e talentit të Interit