Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Trajanov: Të kërkojmë nga Beogradi dosjet e UDB-së, përfshirë edhe ato për atentatin ndaj Gligorovit

14 Nën 2026, 10:20

Koordinatori nacional për luftën kundër terrorizmit, Pavle Trajanov, vlerëson se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë momentin politik në Serbi për të kërkuar kthimin e dosjeve të ish-shërbimit sekret jugosllav, UDBA.

Ai propozon që nga Beogradi të kërkohen edhe informacione për atentatin ndaj ish-presidentit Kiro Gligorov, më 1995, autorët e të cilit nuk janë zbardhur.

Trajanov kujtoi se pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq kishte iniciuar kërkesën për këto informacione, por autoritetet serbe atëherë nuk kishin treguar gatishmëri për bashkëpunim.

Sipas tij, edhe Kroacia dhe Sllovenia mund të kërkojnë dosjet e tyre të UDB-së, duke e lidhur këtë çështje me procesin e integrimit evropian të Serbisë.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100 Kosova kthen 12 tonë produkte të qumështit nga fabrika e Tetovës Shtatë femicide të regjistruara gjatë këtij viti, protesta dhe thirrje të përsëritura për mbrojtje Mickoski: Ndryshimet në Kodin Penal nuk do të vlejnë retroaktivisht, do të zbatohen vetëm për rastet e ardhshme