Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Ulen ndjeshëm çmimet e lokaleve afariste, por shiten më shumë metra katrorë

08 Tet 2026, 12:30

Tregu i objekteve afariste në Maqedoninë e Veriut shënoi një ndryshim të fortë gjatë vitit 2025. Sipas raportit të Bankës Popullore, çmimi mesatar i shitjes ra me 27%, në rreth 14.977 denarë ose 243 euro për metër katror.

Në të njëjtën kohë, sipërfaqja e përgjithshme e objekteve të shitura u rrit me 26,5%, ndërsa qarkullimi i përgjithshëm financiar ra me 7,6%.

Të dhënat tregojnë se, pavarësisht rënies së çmimeve dhe qarkullimit në para, gjatë vitit të kaluar është tregtuar dukshëm më shumë hapësirë afariste.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Taravari: Rama dhe Kurti nuk u takuan në 22 Nëntor në Manastir Ali Ahmeti kërkon Shasivarit: Jurisprudenca në gjuhën shqipe! Dhunë në familje në Tetovë: 40-vjeçar arrestuar me armë Gjorçe Petrovi pagon 3.000 denarë për çdo nxënës të klasës së parë