Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Valbon Limani shënon Festat e Nëntorit me shqiptarët në Zvicër

22 Nën 2026, 21:10

Valbon Limani shënon Festat e Nëntorit me shqiptarët në Zvicër

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka marrë pjesë në shënimin e Festave të Nëntorit në Winterthur, Zvicër, me ftesë të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.

Në këtë rast, Limani ishte i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valdet Xhaferi. Festimet u zhvilluan me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Ditës së Flamurit Kombëtar.

Në një njoftim zyrtar, Limani ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen dhe përkushtimin e mërgatës shqiptare, vlerësuar rolin e saj në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjeve me vendlindjen.

“Bashkatdhetarët tanë e përfaqësojnë denjësisht vendin kudo që veprojnë, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat tona kombëtare. Mërgata jonë mbetet një urë e fuqishme lidhëse me vendlindjen”,

thuhet në njoftimin e kryetarit Limani.

Në fund, Limani ka përcjellë urimet për të gjithë shqiptarët me rastin e Festave të Nëntorit.

“Gëzuar Festat e Nëntorit!”

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorë ballkanikë: Çfarë do të thotë për pasaportën bullgare? Aktivisti nga Sllupçani kritikon drejtuesit e VLEN-it për neglizhencë dhe interesat personale Kurti, Kasami dhe Mexhiti bashkë në Manastir për Ditën e Alfabetit Shqip Fshirja e nenit 120 në ligjin pensionale shkakton dilema për 650 mijë qytetarë