Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Vdekje në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup – trupi i 70-vjeçarit dërgohet për autopsi!

12 Nën 2026, 15:50

Një 70-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë në Poliklinikën e Bit Pazarit, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar më 11 nëntor, rreth orës 13:10. Viktima është identifikuar me inicialet Gj.S. (70).

Vdekjen e ka konstatuar një mjek i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa në vendngjarje është kryer ekspertizë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, e cila pritet të zbardhë shkakun e vdekjes.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal! Shkup, 243 familje në Komunën Qendër morën përfitojnë nga 10,000 denarë për të porsalindurit Tensionet në Kuvend, pas tri orësh asnjë deputet i opozitës nuk arriti të parashtrojë pyetje Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim psikologjik nga nëna