Versioni i plotë
KOSOVA

Vendimi i KGJK për gjyqtarët, ambasada e SHBA: Qeveria të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta

29 Gus 2026, 19:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të liruara nga detyra gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje.

Ambasada amerikane ka theksuar rëndësinë e garantimit të përfaqësimit të serbëve në institucionet e Kosovës dhe ka kërkuar që ata të kenë mundësi të barabarta për pjesëmarrje në jetën politike dhe qytetare.

Ambasada e SHBA-së, në një përgjigje për portalin “Kosovo Online”, ka kujtuar se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve në institucione.

“Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve në institucione. Ne presim që Qeveria e Kosovës të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta dhe të jenë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për këtë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Shiroka-Pula, Kurti dhe Haxhiu në pritje të Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor Kosova në rrezik të humbë Lojërat Mesdhetare 2030 për mospajtime dhe financa Prokuroria kërkon paraburgim për katër të dyshuar në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ATK zbulon 85% biznese online pa regjistrim, shqipton 24 gjoba