Versioni i plotë
KOSOVA

Vjosa Osmani presidente? Gashi zbulon lëvizjen që mund të trondisë politikën

08 Sht 2026, 19:00

Analisti Shkëlzen Gashi ka hedhur një ide lidhur me zgjedhjen e presidentes së Kosovës, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e deputetëve të LDK-së nëse LVV-ja do ta propozonte Vjosa Osmanin.

Gashi ka pyetur nëse deputetët e LDK-së do ta votonin Osmanin për presidente, në rast se LVV-ja do të siguronte 30 nënshkrime dhe do ta propozonte atë për këtë post.

“Nëse LVV-ja i mbledh 30 nënshkrime dhe e propozon Vjosa Osmanin për presidente, a thu e votojnë krejt deputetët e LDK-së?”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai ka rikujtuar se në zgjedhjet e fundit, Osmani kishte qenë kandidatja e LDK-së për presidente të Kosovës.

“Në fund të fundit, në zgjedhjet e fundit ajo ka qenë kandidatja e tyne për presidente të Kosovës”, shkroi ai.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime er’otike dhe korruptive, jepni dorëheqjen Komandanti i KFOR-it shkon për herë të dytë në Beograd brenda një muaji – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe? Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit