Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

VLEN: Brukseli i vlerësoi pozitivisht reformat, vendi ka marrë 140 milionë euro nga Plani i Rritjes

03 Tet 2026, 13:30

VLEN theksoi se mirëpret vlerësimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për përparimin në zbatimin e Planit të Rritjes.

“Gjatë vizitës në Shkup, ajo e cilësoi këtë përparim mbresëlënës dhe paralajmëroi pagesa tjera në javët në vijim, krahas 140 milionë eurove që Maqedonia e Veriut ka marrë deri tani.Këto mjete janë rezultat i punës serioze dhe përkushtimit të institucioneve për përmbushjen e detyrimeve të marra.Ministria për Çështje Evropiane, e drejtuar nga zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, koordinon zbatimin e Agjendës së Reformave dhe ndjek ecurinë e punës së institucioneve.

Për ne, ky vlerësim është arsye më shumë për ta vazhduar punën dhe për t’i përmbushur në kohë detyrimet e radhës. Po ashtu, mirëpresim përpjekjet e Brukselit për zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit, si presim që të tejkalohen pengesat, në mënyrë që vendi të përparojë në negociatat me Bashkimin Evropian”, thekson VLEN.(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Mexhiti dhe Ademi përplasen për Badinterin dhe provimin e jurisprudencës Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit Astrit Iseni: One Stop Shop me Shqipërinë, hap i ri drejt lehtësimit të qarkullimit në kufi Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar