Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

VLEN: Levica dhe BDI në të njëjtin front kundër gjuhës shqipe, Shasivari ua theu tabunë 35 vjeçare

12 Nën 2026, 19:30

VLEN dhe Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e nxorën nga sirtarët një çështje të lënë pas dore për 35 vjet, duke hapur rrugën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, thonë nga VLEN.

Modeli i propozuar nga Shasivari tashmë është në procedurë për vlerësim nga Komisioni i Venecias. Por, nisma ka nxitur reagime të ashpra nga Levica, e cila kërkon tërheqjen e saj, ndërsa BDI thotë se sa të ketë frymë do ta ndal provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Paradoksi politik është se Levica dhe BDI gjenden në të njëjtën vijë kundërshtimi ndaj provimit të jurisprudencës në shqip.

Levica e sulmon Mickoskin me pretendimin se është gjunjëzuar para Shasivarit dhe se po hap derën për dygjuhësi në drejtësi. Ndërkohë, Shasivari kërkon që debati të marrë përgjigje përmes ekspertizës juridike ndërkombëtare dhe evropiane.

Shasivari e hapi çështjen që të tjerët e shmangën për 35 vjet. Tani le të flasin argumentet juridike, jo frika nga shqipja.

SHQIPJA NUK ËSHTË KËRCËNIM PËR DREJTËSINË.

BARAZIA GJUHËSORE ËSHTË ÇËSHTJE DINJITETI DHE E DREJTE.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Saranda Imeri Stafai: AKI, Levica dhe LSDM u koordinuan për të bllokuar ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë Punësimet tinëzare në Spitalin e Kumanovës, 80 maqedonas, asnjë maqedonas Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohen LSDM: Me ndërprerje të seancës, pushteti pengoi deputetet e opozitës të parashtrojnë pyetje parlamentare