Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

VLEN ndez motorët në Bërvenicë: Jakup Huseini futet në garën për kreun e komunës

11 Sht 2026, 18:00

VLEN ka zyrtarizuar Jakup Huseinin si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 18 tetor 2026.

Huseini, magjistër i shkencave juridike dhe aktualisht nëpunës shtetëror në Komunën e Bërvenicës, sipas VLEN-it, e njeh nga afër administratën, procedurat institucionale dhe problematikat me të cilat përballen banorët.

Nga koalicioni vlerësojnë se përvoja e tij profesionale dhe puna e drejtpërdrejtë me qytetarët e bëjnë atë një kandidat që mund të nisë punën menjëherë pas marrjes së detyrës.

Zgjedhjet e parakohshme në Bërvenicë u shpallën pas vdekjes së kryetarit të komunës, Ivica Ilievski.

“Që nga dita e parë, në shërbim të banorëve të Bërvenicës”, është mesazhi i VLEN-it për kandidaturën e Huseinit.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ali Ahmeti nga Saraji: Me rininë i bëmë ndryshimet, bashkë do të vazhdojmë t’i bëjmë LSDM godet ZNAM-in pas kalimit të 30 anëtarëve: Është satelit i Mickoskit Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme! Durmishi i përgjigjet BDI-së: Badinteri nuk është monopol i askujt!