Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

VMRO-DPMNE fillon vizita në terren: Mickoski do të takojë qytetarët në të gjitha vendbanimet

23 Nën 2026, 10:31

VMRO-DPMNE fillon vizita intensive në terren: Takime të drejtpërdrejta me qytetarët deri në fund të vitit

Partia VMRO-DPMNE ka njohur se do të nisë një cikël vizitesh intensive në terren, me takime të drejtpërdrejta me qytetarët në të gjitha vendbanimet e vendit.

Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, do të vizitojnë komitetet komunale deri në fund të vitit. Takimet do të zhvillohen në mënyrë të drejtpërdrejte, për të kuptuar gjendjen reale në terren, jashtë raporteve dhe statistikave partiake.

Sipas njofitimit të partisë, në këto takime do të diskutohet për realizimin e aktiviteteve, respektimin e afateve dhe funksionimin e institucioneve. Përqëndrim do të jetë edhe në atë që funksionon mirë dhe në atë që duhet përmirësuar.

VMRO-DPMNE paralajmëron se aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë pranverës së ardhshme, me tribuna dhe takime me qytetarët nga fshati në fshat dhe nga qyteti në qytet.

Qëllimi i kësaj iniciative është përmirësimi i funksionimit të institucioneve dhe krijimi i një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.

Me pak fjalë

VMRO-DPMNE fillon vizita intensive në terren me takime të drejtpërdrejta me qytetarët deri në fund të vitit. Kryetari Hristijan Mickoski do të udhëtojë në të gjitha vendbanimet për të kuptuar gjendjen reale dhe të diskutojë për përmirësime institucionale.

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

BDI akuzon VLEN për diskriminim: vetëm 80 nga 817 bursa për shqiptarë Gjorgjievski: 500 mijë euro në karburant në JSP, dyshime për abuzime VMRO-DPMNE: Dhuna ndaj grave duhet të ndalojë me përgjigje institucionale, mos me politikë Vrasja në Shkup: Hetimet përqendrohen në kamerat "Safe City