Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Xhepi rëndohet edhe në restorante e hotele, çmimet vazhdojnë të rriten

07 Tet 2026, 14:31

Çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë trendin e rritjes. Në shtator të këtij viti ato ishin 3,8% më të larta krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.

Nga janari deri në shtator 2026, shërbimet në këtë sektor janë shtrenjtuar mesatarisht me 3,1% në nivel vjetor.

Megjithatë, ritmi i shtrenjtimit po ngadalësohet: rritja në shtator ishte 6,2% në vitin 2023, 5,2% në 2024, 4,7% në 2025 dhe 3,8% këtë vit. Kjo nuk nënkupton ulje të çmimeve, por vetëm rritje me ritëm më të ngadaltë.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Kasami dhe Mexhiti pritën Kurti: Fokus në projekte të përbashkëta në nëntor 67-vjeçare sullohet brutalisht në Pallankë, dyshohet familja me probleme me lopët BDI: Protestë në Ditën e Alfabetit – “Mos e prekni shqipen!” 1,200+ tentative të kalimit ilegal në Maqedoni: Zbulohen rrjete trafikimi me 17 migrantë