Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

14 Nën 2026, 17:20

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim zyrtar në Zagreb me homologun e tij kroat, Tomislav Tomašević, ku është bërë thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e përvojave në menaxhimin urban dhe mjedisor.

Gjatë bisedës, e cila u zhvillua në një atmosferë miqësore, Kasami theksoi se sfidat me të cilat janë ballafaquar të dy qytetet në vitet e fundit kërkojnë qasje të përbashkëta dhe zgjidhje efikase.

“Si Zagrebi, edhe Tetova ka kaluar nëpër sfida të ngjashme dhe ka arritur t’i tejkalojë shumë prej tyre, por kemi ende çështje ku përvoja e Zagrebit mund të jetë shembull i vlefshëm për ne: menaxhimi i mbeturinave, ajri i pastër, transporti publik dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje,“ u shpreh Bilall Kasami, duke nënvizuar synimin për një bashkëpunim të ngushtë me kryeqytetin kroat në këto sektorë.

Përveç çështjeve infrastrukturore dhe ekologjike, fokusi i takimit u zhvendos te sektori i rinisë, kulturës dhe zhvillimit të turizmit. Të dy krerët diskutuan mbi mundësitë e organizimit të shkëmbimeve mes të rinjve, studentëve dhe artistëve nga të dyja qytetet.

“Tetova, me Malin Sharr, trashëgiminë e saj kulturore dhe mikpritjen e njerëzve, ka shumë për t’i ofruar Evropës,“ deklaroi Kasami, duke shtuar se me Tomašević-in ndan edhe pasionin e përbashkët për natyrën, çka solli një ftesë të veçantë: „I bëra një ftesë të veçantë Tomislavit që një ditë t’i ngjitemi bashkë Sharrit.“, theksoi Kasami.

Në përmbyllje të takimit, Kasami vuri në dukje rolin e rëndësishëm të diasporës dhe familjeve nga rajoni i Tetovës që jetojnë dhe veprojnë në Zagreb, të cilët përmes punës së ndershme kanë ndërtuar ura të forta miqësie mes dy popujve, mbi të cilat do të ngrihet bashkëpunimi i ardhshëm mes dy qyteteve.(INA)

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Nga diaspora te projektet: Çfarë po përgatit Mexhiti në takimet në Turqi? Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel? Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike