Zjarr i ri në Bit Pazar të Shkupit, kësaj radhe digjet një “Audi”
Pas zjarrit në depot e Bit Pazarit, në të njëjtën zonë të Shkupit ka shpërthyer një tjetër zjarr. Kësaj radhe është përfshirë një veturë e tipit “Audi”, në pronësi të një 25-vjeçari nga Shkupi.
Zjarri është raportuar më 12 nëntor, rreth orës 01:50. Pronari dhe fqinjët kanë arritur ta shuajnë zjarrin para se të përhapej.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.