Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

11.6 tonë speca të Maqedonisë kthehen nga Bullgaria! Ishin me pesticid mbi nivelin e lejuar

17 Gus 2026, 11:00

Autoritetet bullgare kanë kthyer në Maqedoninë e Veriut një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar, përcjell TV21. Ngarkesa kishte hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare të Zlatarevos dhe ishte destinuar për një operator tregtar në Petriç. Specat u ndaluan dhe u mbajtën në një depo frigoriferike deri në përfundimin e analizave.

Pas rezultateve të analizave, Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore urdhëroi kthimin e të gjithë sasisë te furnizuesi. Autoritetet sqaruan se specat nuk arritën në dyqane apo tregje në Bullgari. Deri tani nuk është bërë e ditur se nga cila pjesë e Maqedonisë së Veriut kanë ardhur specat dhe as emri i prodhuesit apo eksportuesit. Kontrolli është pjesë e mbikëqyrjes së shtuar bullgare ndaj frutave dhe perimeve të importuara nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Moj DDV aktivizuar: Qytetarët mund të skanojnë faturat dhe të kthejnë TVSH 24-vjeçare në pyetje për tentativë grabitje me skalper në Shkup Valbon Limani shënon Festat e Nëntorit me shqiptarët në Zvicër Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorë ballkanikë: Çfarë do të thotë për pasaportën bullgare?