Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

“80 me 0” në Spitalin e Kumanovës?! Hyseni shpërthen: “As në komunizëm shqiptarët nuk janë nënçmuar kështu!”

12 Nën 2026, 14:10

Blerim Hyseni, përfaqësues i lartë i BDI-së dhe këshilltar në Këshillin Komunal të Kumanovës, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si diskriminim dhe nënçmim të shqiptarëve në Spitalin e Kumanovës.

“Kumanovarët shqiptarë sot meritojnë vetëm një përgjigje të thjeshtë: A e meritojnë këtë nënçmim që po u bëhet në Spitalin e Kumanovës?

80 me 0! Një shifër që ngre pikëpyetje serioze dhe që vështirë se mund të kalojë pa reagim. As në kohën e komunizmit nuk kemi parë shifra të tilla!

Ku mbetën dinjiteti, barazia dhe përfaqësimi i drejtë e adekuat? Shqiptarët e Kumanovës nuk e kanë përjetuar kurrë një nënvlerësim të tillë!”, ka deklaruar Hyseni.

Reagimi i tij ngre pikëpyetje lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në këtë institucion shëndetësor, ndërsa mbetet të sqarohet zyrtarisht se çfarë përfaqëson raporti “80 me 0” dhe nëse ai pasqyron punësimet e fundit në spital.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

BDI me mesazh të prerë për provimin e jurisprudencës: “Shqipja është e drejtë ligjore, jo çështje kompromisi!” Zajkova shpërthen ndaj Qeverisë: “Ligjet ndryshohen brenda natës, shteti po shndërrohet në pronë private të pushtetit!” Sejdiu njofton për takimin e liderëve të VLEN me kryeministrin Mickoski: Çka u bisedua…? Durmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja pune