Blerim Hyseni, përfaqësues i lartë i BDI-së dhe këshilltar në Këshillin Komunal të Kumanovës, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si diskriminim dhe nënçmim të shqiptarëve në Spitalin e Kumanovës.
“Kumanovarët shqiptarë sot meritojnë vetëm një përgjigje të thjeshtë: A e meritojnë këtë nënçmim që po u bëhet në Spitalin e Kumanovës?
80 me 0! Një shifër që ngre pikëpyetje serioze dhe që vështirë se mund të kalojë pa reagim. As në kohën e komunizmit nuk kemi parë shifra të tilla!
Ku mbetën dinjiteti, barazia dhe përfaqësimi i drejtë e adekuat? Shqiptarët e Kumanovës nuk e kanë përjetuar kurrë një nënvlerësim të tillë!”, ka deklaruar Hyseni.
Reagimi i tij ngre pikëpyetje lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në këtë institucion shëndetësor, ndërsa mbetet të sqarohet zyrtarisht se çfarë përfaqëson raporti “80 me 0” dhe nëse ai pasqyron punësimet e fundit në spital.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




