Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Ademi: Edhe kur detyrohen ta vendosin gjuhën shqipe në tabelë, e bëjnë me gabime drejtshkrimore

08 Gus 2026, 20:00

Kanë kaluar më shumë se dy vite qeverisje, ndërsa institucionet, hap pas hapi, po çmontojnë të drejtat e shqiptarëve të garantuara me ligj. E VLEN-i? Vrapon t’i rregullojë vetëm pasi kapet në flagrancë nga opinioni. Por poshtërimi nuk ndalet këtu. Edhe kur detyrohen ta vendosin gjuhën shqipe pas presionit publik, e vendosin me gabime, pa respektuar as drejtshkrimin elementar. VLEN-i sot nuk i mbron të drejtat e shqiptarëve, lutet te padroni për të zevendësuar tabelat joligjore po me gabime të mëdha gjuhësore! E populli e thotë: Kush e ha turpin për bukë, s’ngopet kurrë! *Reagim i sekretarit te pergjithshem te BDI-së Arbër Ademi

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Maskuar dhe me shkopinj: Policia konfiskoi sendet në Kumanovë Mungesa e infermierëve në Maqedoni të Veriut: "Pacientët pagëzojnë dënimin më të madh Rama dhe Kurti në Manastir: As nuk u panë, as nuk takuan për Ditën e Alfabetit Rikthimi i punës së dielës: Sindikatat paralajmërojnë protestë – "Punëtorët nuk janë makina!