Ademi: Edhe kur detyrohen ta vendosin gjuhën shqipe në tabelë, e bëjnë me gabime drejtshkrimore
Kanë kaluar më shumë se dy vite qeverisje, ndërsa institucionet, hap pas hapi, po çmontojnë të drejtat e shqiptarëve të garantuara me ligj. E VLEN-i? Vrapon t’i rregullojë vetëm pasi kapet në flagrancë nga opinioni. Por poshtërimi nuk ndale...
Kanë kaluar më shumë se dy vite qeverisje, ndërsa institucionet, hap pas hapi, po çmontojnë të drejtat e shqiptarëve të garantuara me ligj. E VLEN-i? Vrapon t’i rregullojë vetëm pasi kapet në flagrancë nga opinioni. Por poshtërimi nuk ndalet këtu. Edhe kur detyrohen ta vendosin gjuhën shqipe pas presionit publik, e vendosin me gabime, pa respektuar as drejtshkrimin elementar. VLEN-i sot nuk i mbron të drejtat e shqiptarëve, lutet te padroni për të zevendësuar tabelat joligjore po me gabime të mëdha gjuhësore! E populli e thotë: Kush e ha turpin për bukë, s’ngopet kurrë! *Reagim i sekretarit te pergjithshem te BDI-së Arbër Ademi
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.