Versioni i plotë
KOSOVA

Agron Bajrami emërohet kryenegociator i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë

08 Tet 2026, 11:30

Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar Agron Bajramin, ambasador të Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, kryenegociator të Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Vendimi është marrë më 17 shtator 2026 dhe është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës.

Sipas vendimit, funksioni i Bajramit si kryenegociator përfundon me mbarimin e mandatit të kryeministrit, nëse emërimi i tij nuk ndërpritet më herët.

Në vendim përcaktohet gjithashtu se Bajrami është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga kryeministri.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Dhuna në familje në Gjakovë: Bashkëshorti i prishë gishtin e axhës me thi’kë Jakup Krasniqi falënderon qytetarët për mbështetjen gjatë vizitës humanitare në Kosovë Ndalohen dy serbë dhe një kosovar në Kamenicë për kalim ilegal të kufirit Endrit Azemi arrestuar në Gjilan për mashtrim me donacione 190 mijë euro