Agron Bajrami emërohet kryenegociator i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar Agron Bajramin, ambasador të Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, kryenegociator të Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Vendimi është marrë më 17 sht...

tetor 8, 2026 - 11:30
Agron Bajrami emërohet kryenegociator i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar Agron Bajramin, ambasador të Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, kryenegociator të Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Vendimi është marrë më 17 shtator 2026 dhe është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës.

Sipas vendimit, funksioni i Bajramit si kryenegociator përfundon me mbarimin e mandatit të kryeministrit, nëse emërimi i tij nuk ndërpritet më herët.

Në vendim përcaktohet gjithashtu se Bajrami është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga kryeministri.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.