Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

12 Nën 2026, 16:10

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë. Premtimi për transport falas po bëhet realitet, ndërsa tashmë kanë nisur përgatitjet konkrete për vënien në funksion të kësaj mase.

Këtë e ka bërë të ditur Albi Qamili, pas një takimi me udhëheqësit dhe përfaqësuesit e organizatave studentore të Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore, ku u diskutuan kërkesat e studentëve dhe detajet teknike për realizimin e projektit.

“Shumë shpejt, transporti publik falas për studentët! Premtimi ynë po bëhet realitet. Sot bëmë një hap konkret: përcaktuam detajet teknike që transporti falas për studentët të hyjë në funksion”, ka deklaruar Qamili.

Ai theksoi se kjo iniciativë synon t’ua lehtësojë përditshmërinë studentëve dhe ta bëjë Tetovën një qytet më atraktiv për të rinjtë.

“I dëgjojmë kërkesat e studentëve dhe ua lehtësojmë studimet. Tetova duhet të jetë qytet ku të rinjtë duan të studiojnë dhe të qëndrojnë”, u shpreh Qamili.

Detajet konkrete për mënyrën e funksionimit të transportit falas pritet të bëhen publike së shpejti.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lexo burimin ↗

Lajme të ngjashme

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe pranimin e terapisë Vdekje në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup – trupi i 70-vjeçarit dërgohet për autopsi! Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal! Shkup, 243 familje në Komunën Qendër morën përfitojnë nga 10,000 denarë për të porsalindurit