Versioni i plotë
SPORT

Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja e Kosovës: Nuk do të jem pjesë e saj për sa kohë FFK-ja drejtohet nga personat aktualë

12 Sht 2026, 13:30

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses, për sa kohë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do të drejtohet nga drejtuesit aktualë.

Në një mesazh drejtuar tifozëve, Rrahmani thotë se vendimi vjen pas 10 vitesh në Kombëtare, shtatë prej të cilave si kapiten.

Ai shprehet se ndër vite ka pasur kundërshtime të vazhdueshme, ndërsa, sipas tij, mungesa e njerëzve kompetentë për të adresuar problemet dhe ankesat e futbollistëve ka bërë që situata të mos përmirësohet.

“Dhe çfarë mora në këmbim? Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbronin. Drejtësia do ta vërtetojë një ditë”, shkruan Rrahmani.

Kapiteni i Kosovës thekson se vendimi është marrë për të ruajtur integritetin e tij si kapiten dhe futbollist profesionist, por mbi të gjitha vlerat e tij si njeri.

“Ky vendim vjen nga nevoja për të ruajtur integritetin tim si kapiten dhe futbollist profesionist, por mbi të gjitha vlerat e mia si njeri”, përfundon Rrahmani.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Zlatan Ibrahimovic më në fund e zbulon se cilin klub e ka në zemër Pochettino trondit Man Utd me vendimin e parë, i jep fund një praktike shumëvjeçare në klub BOMBA E MERKATOS! Juventusi synon yllin e Interit Pochettino merr vendimin e papritur te Man Utd, ndalon traditën që vazhdonte prej 10 vitesh