Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Avokati Raufi ngre dyshime për provat: “Prokuroria duhet ta dëshmojë fajësinë, jo i akuzuari pafajësinë!”

22 Tet 2026, 19:01

Avokati Naser Raufi, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pochetna presmetka” në B2 Kanal, kritikoi mënyrën e mbledhjes së provave dhe ekspertizën në rastin e aksidentit rrugor për të cilin akuzohet Iva Mihailova.

“Vetëm te ne i akuzuari duhet ta dëshmojë pafajësinë! Prokuroria duhet ta vërtetojë fajësinë”, deklaroi Raufi, duke kritikuar edhe deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se Iva duhet të dëshmojë pafajësinë e saj.

Sipas avokatit, në procedurën hetimore ka mangësi serioze, përfshirë mungesën e ekspertizës mekanike, fotografitë e pamjaftueshme dhe verifikimin e vonuar të gjurmëve në automjet.

“Si mund të përcaktohet origjina e gjurmëve pa ekspertizë përkatëse? Gërvishtjen kanë shkuar ta kontrollojnë pas dy muajsh”, theksoi Raufi, duke pretenduar se posedon prova që hedhin dyshime mbi mënyrën e zhvillimit të hetimeve.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë e Veriut në shtator, turqit në krye të listës Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut 30 mijë fidanë të rinj në Malin Sharr, ekspertët holandezë do të monitorojnë zhvillimin e tyre