Avokati Raufi ngre dyshime për provat: “Prokuroria duhet ta dëshmojë fajësinë, jo i akuzuari pafajësinë!”

Avokati Naser Raufi, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pochetna presmetka” në B2 Kanal, kritikoi mënyrën e mbledhjes së provave dhe ekspertizën në rastin e aksidentit rrugor për të cilin akuzohet Iva Mihailova. “Vetëm te ne i akuzuari duh...

tetor 22, 2026 - 19:01
Avokati Raufi ngre dyshime për provat: “Prokuroria duhet ta dëshmojë fajësinë, jo i akuzuari pafajësinë!”

Avokati Naser Raufi, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pochetna presmetka” në B2 Kanal, kritikoi mënyrën e mbledhjes së provave dhe ekspertizën në rastin e aksidentit rrugor për të cilin akuzohet Iva Mihailova.
“Vetëm te ne i akuzuari duhet ta dëshmojë pafajësinë! Prokuroria duhet ta vërtetojë fajësinë”, deklaroi Raufi, duke kritikuar edhe deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se Iva duhet të dëshmojë pafajësinë e saj.
Sipas avokatit, në procedurën hetimore ka mangësi serioze, përfshirë mungesën e ekspertizës mekanike, fotografitë e pamjaftueshme dhe verifikimin e vonuar të gjurmëve në automjet.
“Si mund të përcaktohet origjina e gjurmëve pa ekspertizë përkatëse? Gërvishtjen kanë shkuar ta kontrollojnë pas dy muajsh”, theksoi Raufi, duke pretenduar se posedon prova që hedhin dyshime mbi mënyrën e zhvillimit të hetimeve.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.