Versioni i plotë
SHOWBIZ

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

30 Gus 2026, 10:31

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi live në New York, duke dhuruar një spektakël për mijëra fansa të mbledhur në Rockefeller Plaza.

36-vjeçarja u ngjit në skenën e emisionit të njohur të mëngjesit të NBC-së, Today, si pjesë e Citi Concert Series, ku interpretoi disa prej këngëve të saj para publikut të shumtë.Pjesën më të madhe të repertorit të saj e përbënin këngët nga albumi më i fundit, “Dirty Blonde”, i publikuar në qershor të këtij viti. Ky është albumi i katërt në karrierën e Rexhës dhe njëkohësisht i pari i saj si artiste e pavarur, pas largimit nga sistemi tradicional i një kompanie të madhe diskografike

Performanca në New York vjen në një periudhë tejet aktive për këngëtaren shqiptare, e cila gjatë këtij viti ka qenë e angazhuar në promovimin e “Dirty Blonde”, duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës për koncerte dhe paraqitje publike.

Me energjinë e saj karakteristike, Rexha ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te projekti i saj i ri, ndërsa skena e Today u shndërrua në një tjetër ndalesë të rëndësishme në rrugëtimin e saj si artiste e pavarur.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Big Brother VIP Kosova 5: Surpriza e sonte për banorët – vizitore e fshehtë Afërdita Demaku bëhet gjyshe: Dona Janova sjell në jetë djalin Kian Paulin Filopati vdiq në aksident tragjik: një humbje për muzikën mirditore Lulja konfirmon: Tri ndarje në dy vjet me Lirim – "Nuk ka pasur tradhti