Versioni i plotë
SPORT

Çfarë po i ndodh kapitenit? Amir Rrahmani thyen heshtjen dyvjeçare dhe i denoncon te organet e drejtësise njerëzit e FFK-së që drejtohet nga Agim Ademi

11 Sht 2026, 17:30

Një zhvillim i papritur dhe tejet i rëndë ka tronditur opinionin sportiv në vend. Kapiteni i Kombëtarës së Kosovës, Amir Rrahmani, ka vendosur t’i japë fund një heshtjeje dyvjeçare, duke ndërmarrë hapa konkretë ligjorë kundër sulmeve, kërcënimeve dhe presioneve me të cilat është ballafaquar.

​Përmes një njoftimi zyrtar nga zyra e avokatisë “Hodaj & Partners”, është bërë e ditur se Rrahmani ka autorizuar përfaqësimin e tij ligjor për të adresuar sulmet dhe cenimin e reputacionit të tij që vijnë nga persona kyç dhe të lidhur brenda Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), organizat që drejtohet nga Agim Ademi.

​Sipas detajeve të bëra publike, për më shumë se dy vite kapiteni është përballur me fyerje, presione dhe sulme të vazhdueshme. Përkundër kësaj situate të rëndë, ai kishte zgjedhur t’i mbante shqetësimet e tij brenda institucionit dhe të mos i bënte publike, duke vënë gjithmonë interesin e Kombëtares dhe të Kosovës para atij personal.

Tashmë, kjo qasje ka ndryshuar. Veprimet e para ligjore, të mbështetura në prova dhe fakte, janë dorëzuar pranë organeve kompetente të drejtësisë ndaj personave të identifikuar, ndërsa pritet që në dyert e drejtësisë të përfundojnë edhe të tjerë.

Përfaqësuesit ligjorë kanë theksuar se do të përdorin çdo rrugë institucionale për të mbrojtur integritetin, të drejtat dhe imazhin e kapitenit të Kosovës.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Zlatan Ibrahimovic më në fund e zbulon se cilin klub e ka në zemër Pochettino trondit Man Utd me vendimin e parë, i jep fund një praktike shumëvjeçare në klub BOMBA E MERKATOS! Juventusi synon yllin e Interit Pochettino merr vendimin e papritur te Man Utd, ndalon traditën që vazhdonte prej 10 vitesh