Versioni i plotë
KOSOVA

Çitaku: Në PDK s’ka njeri që ka qëllim të keq apo agjendë të dytë në raport me Ligjin për Specialen

17 Nën 2026, 18:20

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk ka në partinë e saj ndonjë njeri që ka qëllim të keq sa i përket Ligjit për Specialen.

Çitaku në konferencë për media është pyetur se pse fillimisht PDK-ja ka kërkuar nga presidentja Justina Shiroka Pula ta rikthejë në Kuvend, Ligjin për Specialen, e tash po kërkon sërish të miratohet i njëjti ligj.

“Nuk ka pas njeri në PDK, e po dua të besoj as në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e posaçërisht ata që e kanë votuar, që mund të kenë pasur qëllim të keq. Nuk ka në PDK njeri që ka qëllim të keq, apo agjendë të dytë në raport me ligjin”, tha Çitaku.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Presidentja reagon pas aktgjykimit të sotëm në Hagë, ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve Pas mbi dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Radoiçiqin Qeveria e Kosovës pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë dhe e besueshme