Versioni i plotë
KOSOVA

Presidentja reagon pas aktgjykimit të sotëm në Hagë, ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

17 Nën 2026, 20:01

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në reagimin e Shiroka-Pulës, thuhet se çdo institucion i Republikës së Kosovë, duke përfshirë edhe Dhomat e Specializuar, “duhet të veprojë në pajtim me juridiksionin që ka në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duhet të respektojë të drejtat që i përmban Kapitulli II i Kushtetutës dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë të garantuara me Nenin 22 të Kushtetutës”.

“Çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke garantuar të drejtat e të akuzuarve dhe respektimin e procedurave ligjore”, vijon reagimi.

Në reagimin e presidentes thuhet se “aktgjykimi i sotëm i Dhomave të specializuara ngre shqetësime sa i përket respektimit të të drejtave të palëve”.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe presim qe në këtë frymë do të veprojnë edhe Dhomat e Specializuara dhe çdo proces gjyqësor dhe të drejtat për ankimin të bëhen në frymën e standardeve ndërkombëtare të gjykimit të drejtë”, thuhet tutje.

Njëkohësisht, “Presidentja thekson se kontributi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe sakrifica e popullit të Kosovës, janë pjesë e historisë sonë dhe nuk mund të vihen në pikëpyetje nga procese gjyqësore”, përfundon njoftimi.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Çitaku: Në PDK s’ka njeri që ka qëllim të keq apo agjendë të dytë në raport me Ligjin për Specialen Pas mbi dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Radoiçiqin Qeveria e Kosovës pas ridënimit të Thaçit: Drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë dhe e besueshme