Versioni i plotë
KOSOVA

“Çka është kjo punë?”, Sveçlës s’i mjaftojnë 3 minuta për përgjigje, Haxhiu: Më vjen keq, s’mundemi me e zgjatë

12 Nën 2026, 12:20

Tre minuta për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetes së Aleancës, Teuta Haxhiu nuk i mjaftuan ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Deputetja Haxhiu e pyeti ministrin Sveçla lidhur me mungesën e uniformave për Policinë e Kosovës, ndërsa ai tha se “mbështetja nuk ka munguar asnjëherë”.

Pasi i përfunduan minutat për përgjigjen, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu s’ia vazhdoi fjalën ministrit.

“Më vjen keq”, i tha.

Ndërkohë Sveçla po i fliste Haxhiut pa mikrofon.

“Qartë. Nuk kam faj që rregullorja parasheh 3 minuta”, i tha ajo.

“Ta vazhdoj përgjigjen…. Çka është kjo punë?” u dëgjua duke thënë ministri.

Haxhiu i kërkoi që të mos e zgjasë me përgjigjet.

“Por përpiquni, megjithatë, që çështjen kryesore ta adresoni ministër, se nuk mundemi me e zgjatë. Më vjen shumë keq. Tema është shumë e rëndësishme. Pajtohemi plotësisht dhe ke argumente të mjaftueshme për t’i sqaruar por këto janë minutat në dispozicion”, tha ajo.

“Çka është kjo punë?”, Sveçlës s’i mjaftojnë 3 minuta për përgjigje, Haxhiu: Më vjen keq, s’mundemi me e zgjatë

Read more

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

​Rrustem Mustafa insiston në marrëveshje politike mes PDK-së dhe Vetëvendosjes Futet në rend dite Ligji për Specialen, 79 deputetë votojnë pro mocionit të PDK-së Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë Anton Quni: Djali im kreu shërbimin obligativ ushtarak kroat, për ne Kroacia s’është thjesht vend i huaj, por shtet mik