Versioni i plotë
KOSOVA

“Do ta votoja edhe sot Specialen”/ Zogiani kritikon deklaratën e Grudës

23 Sht 2026, 16:30

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të pendohet për themelimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht zhvillimeve dhe vendimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Lajmi.net

“Nuk besoj, dhe nuk duhet të jemi pishman për themelimin e Gjykatës Speciale, aspak!”, ka thënë Gruda.

Ndërkohë, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka reaguar ndaj kësaj deklarate. Ai ka argumentuar se nëse PDK-ja do ta votonte sërish Specialen, kjo tregon, sipas tij, se kundërshtimi ndaj saj nuk është parimor.

Zogiani ka shkruar se qëndrimi i PDK-së ndryshon në varësi të rrethanave politike dhe e ka cilësuar këtë si “përdorim oportunist të çështjes së UÇK-së”.Postimi i plotë:

Nëse kryetari i Grupit Parlamentar të PDK thotë do ta votoja edhe sot Gjykatën Speciale, dhe duke qenë se Kosova ka një marrëveshje me BE-në për ktë gjë, rreziku ekziston që në rrethana tjera këta ta bëjnë prap “gabimin” e njejt… Pra, këta nuk po kanë kundërshtim parimor ndaj një gjykate kundër UÇK, por kundërshtimi i tyre është konjuktural, kur ndryshojnë rrethanat, dalin prap na thonë: kush është kundër Gjykatës, është kundër Amerikës, dhe nuk dalim nga ky cikël i pafund i “gabimeve” të tyre, që në thelb janë përdorim oportunist i çështjes së UÇK!

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ndalohen dy serbë dhe një kosovar në Kamenicë për kalim ilegal të kufirit Endrit Azemi arrestuar në Gjilan për mashtrim me donacione 190 mijë euro Ciklon i fuqishëm dhe front ftohtë: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në shi dhe bore Kosova: Masat emergjente për energji, por Ramadani kritikon varësinë nga importi