Versioni i plotë
KOSOVA

Dogana sekuestron 209 pako me barna të kontrabanduara në Prishtinë

15 Gus 2026, 12:00

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 209 pako me barna të kontrabanduara gjatë një kontrolli në një barnatore në Prishtinë.

Sipas njoftimit në Faceboook, kontrolli është realizuar të enjten, pas informatave të pranuara nga qytetarët.

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të modifikuar dhe të fshehur brenda objektit, ku ishin vendosur barnat.

“Të gjitha barnat e gjetura në këtë hapësirë janë sekuestruar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat përkatëse. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së kundërligjshme, si dhe në mbrojtjen e shëndetit publik dhe të tregut të ligjshëm”, thuhet në Facebook

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë? Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror “Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së