Versioni i plotë
KOSOVA

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së

13 Nën 2026, 23:10

Të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara janë ndërprerë deri në një njoftim të ri “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe për arsye të sigurisë” – tha në një deklaratë Administrata Federale e Aviacionit.

Shkaktari i kësaj mase nuk ishte menjëherë i qartë, por një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit tha se ekziston një problem në komunikim që po i prek Qendrat e Kontrollit të Trafikut Ajror, të cilat i menaxhojnë fluturimet në mbarë vendin, raporton televizioni CNN.

“Trafiku duhet të mbetet i ndërprerë deri në një njoftim tjetër. Fluturimet ndërkombëtare do të menaxhohen veç e veç” – thuhet më tej në deklaratë.

Hera e fundit që ishte marrë vendim për ndërprerjen e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së ishte në janarin e vitit 2023, kur kishte rënë sistemi për njoftimin e pilotëve.

Para këtij rasti, hera e fundit kur ishte lëshuar urdhër për ndërprerjen e të gjitha fluturimeve ishte pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë