Versioni i plotë
LAJME MAQEDONI

Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve

22 Gus 2026, 12:30

Ministria e Ekonomisë dhe Punës i ka dorëzuar Qeverisë propozim-vendimin për vendosjen e “shportës shkollore”, e cila parashikon zbritje deri në 15 për qind për pajisjet shkollore para fillimit të vitit të ri shkollor.

Nga ministria bëjnë të ditur se masa është përgatitur në konsultim me tregtarët me shumicë dhe pakicë, me qëllim uljen e shpenzimeve të prindërve. Përbërja dhe çmimi i shportës mund të ndryshojnë nga një tregtar te tjetri, në varësi të produkteve, cilësisë dhe markës.

Produktet e përfshira në “shportën shkollore” do të jenë të shënuara dhe të vendosura në vende të dukshme, ndërsa çmimet do të jenë të qarta. Zbritja do të aplikohet në arkë dhe do të pasqyrohet në kuponin fiskal.

Propozim-vendimi do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, e cila është planifikuar të mbahet të martën.

Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se Qeveria pritet ta miratojë masën, duke thënë se ajo synon të jetë në interes të prindërve dhe nxënësve.

Në kuadër të “shportës shkollore” pritet të përfshihen çanta, fletore, lapsa, markera, blloqe vizatimi dhe produkte të tjera bazë shkollore që zakonisht blihen para fillimit të vitit shkollor.

The post Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve appeared first on InfoShqip.com.

Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë BDI nën akuzë për skemën milionëshe të Alta Bankës: Krushku i Ahmetit ia shiti aksionet oligarkut serb Macura Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?! Qyteti i Maqedonisë i pushtuar nga lopët, bëhet lajm botëror (VIDEO)