Versioni i plotë
SPORT

Dy oferta të refuzuara, Fernandes ende nuk vendos për të ardhmen

15 Nën 2026, 21:41

Bruno Fernandes po e shtyn rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin.

Mesfushori portugez dëshiron fillimisht të shohë se si do të paraqitet Mauricio Pochettino në krye të skuadrës, përpara se të vendosë për të ardhmen e tij në “Old Trafford”.

Sipas “The Sun”, 32-vjeçari tashmë ka refuzuar dy oferta për vazhdimin e kontratës dhe dëshiron të vlerësojë progresin e klubit përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Në anën tjetër, Manchester United planifikon të aktivizojë një klauzolë për zgjatjen e kontratës edhe për një vit, përpara muajit janar.

Kontrata aktuale e Fernandesit skadon verën e ardhshme.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga grumbullimi me Kosovën MILANI NË ALARM! Ylli që kërkon mund të përfundojë në Premier League Mungon ylli i Kombëtares, publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Bjellorusisë MILAN GATI TË SHPËNZOJË edhe mbi 100 milionë për përforcimet e duhura!