Versioni i plotë
SPORT

Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga grumbullimi me Kosovën

15 Nën 2026, 21:41

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se dy futbollistë të Kombëtares janë liruar nga grumbullimi.

Sipas njoftimit të FFK-së, përzgjedhësi Franco Foda, ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.

FFK-ja ka treguar edhe arsyet që ka liruar këta futbollistë nga grumbullimi me Kombëtaren.

“Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës, ndërsa Hoxha për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kosova do të zhvillojë të martën një ndeshje tjetër të rëndësishme ndaj Irlandës, në luftën e të dy kombëtareve për pozitën e dytë në grup në kuadër të Ligës së Kombeve.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Dy oferta të refuzuara, Fernandes ende nuk vendos për të ardhmen MILANI NË ALARM! Ylli që kërkon mund të përfundojë në Premier League Mungon ylli i Kombëtares, publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Bjellorusisë MILAN GATI TË SHPËNZOJË edhe mbi 100 milionë për përforcimet e duhura!